Vijojnë me ritme të shpejta punimet në tunelin e Llogarasë

Edhe 1 km e pak metra dhe tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur në të gjithë gjatësinë e tij. Synojmë që në muajin shkurt të përfundojnë plotësisht gërmimet, ndërkohë paralelisht po punohet edhe me betonimin e tunelit. Pa u ndalur do të vijojmë me ritme të shpejta për përfundimin e plot të kësaj vepre infrastrukturore kaq të rëndësishme.