Me Kryeministrin, Edi Rama në kantierin e Bypass-it të Tiranës, ku në dy fazat e para janë realizuar afro 50% e punimeve. Jemi duke avancuar me ritëm për të përmbyllur këtë vepër e cila do të lidhë akset e Korridorit Blu, si dhe Durrës-Tiranë me Tiranë–Elbasan. Një nyje shumë e rëndësishme infrastrukturore, e cila do të ketë parametrat e kategorisë A, dhe që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, njëkohësisht duke i dhënë edhe zonës një zhvillim të ri ekonomik.
