Drejtori Përgjithshëm

Dashamir Xhika - Drejtori i Pergjithshem i Autoritetit Rrugor ShqiptarZ. Dashamir XHIKA lindi në Elbasan, më 17 Shtator 1971. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Është diplomuar më 21 Korrik 1997 në Itali, ku ka ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave Politike, dega Politikë Ndërkombëtare. Master për Shkenca Politike në Universitetin e Torinos, gjithashtu ka ndjekur studimet në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake në Modena Itali dhe Shkollen e Aplikimit ne Torino

Z.Dashamir Xhika zotëron shumë mire gjuhën italiane dhe është njohës i gjuhës angleze.

Gjatë viteve 1998 – 2002 ka qënë pjesë e Misionit MAPE. Në vitet 2007 – 2011 ka mbajtur pozicionin si shef zyre për marrëdhëniet me jashtë në Bashkinë e Elbasanit. Në vitin 2011 ka qënë nënkryetar në Bashkinë e Cërrikut. Në periudhën 2011 – 2013 ka qënë Drejtor i Burgut të Peqinit. Nga 07 Tetor 2013 është Drejtor i Përgjithshëm pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

Tel:  +355 4 22 23 600
Fax: +355 4 22 23 600
Email: [email protected]