Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit

Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

U shënua hapja e tunelit T5 që është 500 metra i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës, e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës.