Vazhdojnë punimet në kantierin e aksit Thumanë-Kashar

Në kantierin e aksit Thumanë-Kashar, ku janë realizuar deri më tani 40% e punimeve. Një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu, për pjesën që kalon përgjatë vendit tonë dhe që ka një fluks të madh të qarkullimit, duke shërbyer si një pikë që lidh veriun me jugun e vendit. Në këtë kantier, me gjatësi prej afro 21 kilometrash po punohet paralelisht, për hapjen e trasesë kryesore, por edhe ndërtimin e rrugëve alternative, si dhe veprave të artit që janë pjesë e saj. Shumë shpejt do të nisim nga puna edhe në lotet e tjera që janë pjesë e Korridorit Blu.