Raportim mbi situatën e akseve

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore.
Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës.
Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive.
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.