Në Ksamil kanë përfunduar punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse, e cila tashmë është e hapur për qarkullimin e automjeteve. Po vijohet me elementet e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër, e cila lehtëson lëvizjen, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur edhe fluksi i vizitorëve rritet ndjeshëm. Ndërkohë, do të vijohet edhe me pjesën tjetër të këtij segmenti rrugor. Krahas zgjerimit të rrugës, kjo ndërhyrje parashikon edhe ndërtimin e trotuareve, sistemin e ndriçimit, si dhe ndërtimin e një piste biçikletash.
