Përfundojnë gërmimet në tunelin kryesor të Llogarasë

Hapet tuneli i Llogarasë, përfundojnë gërmimet në tunelin kryesor të Llogarasë. Një vepër historike për Shqipërinë, një vepër e ëndërruar prej kohësh që tashmë u jetësua. Të angazhuar për ta përfunduar para afatit, ashtu siç përfunduan dhe gërmimet, për ta dorëzuar për përdorimin e automjeteve nga data 1 Qershor 2024, ndryshe nga kontrata që parashikon Gushtin 2024.