Njoftim për situatën në akset rrugore datë 23.11.2022

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në Rajonin Verior shoqëruar me një rënie të temperaturës në vend.
Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar.
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.