Njoftim për gjendjen në akset nacionale

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.