Njoftim për aksin Qafë Muzinë-Jorgucat

Njoftim!
Me përfundimin e sezonit turistik, do të rifillojë puna me rehabilitimin e shtresave asfaltike në rrugën Qafë Muzinë-Jorgucat.
Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, në orën 21:00-05:00 ky aks do të jetë i mbyllur përreth një javë dhe do të hapet sërish për qarkullim normal më 18.09.2023.
Trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës Sarandë-Kryqëzimi Kardhiq, nëpërmjet Tunelit të Skërficës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për Menaxhimin e Trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të kësaj ndërhyrje.