SITUATA NË AKSET RRUGORE
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit.
Reshje dëbore ka pasur:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i Hotit-Dogana Vermosh, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Bajram Curri-Valbonë, Pukë-Fushë Arrëz, Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fushë Dukagjin.
Në Rajonin Qendror
Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Kërrabë-Elbasan.
Në Rajonin Jugor
Llogara, Qafë Thanë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovikë.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore.
Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme me automjetet tuaja.
Në këtë periudhë, zhvillimi i trafikut vetëm për udhëtime esenciale është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithëve dhe për të lehtësuar punën e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve.
Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngicash.
Gomat dimërore sigurojnë ngasje më të sigurt, frenim më të mirë dhe kontroll më të lartë në kushte të ngricës, bore dhe shiut të acartë.
Autoriteti Rrugor bën apel për drejtuesit e mjeteve:
– Sigurohuni që automjeti juaj të jetë i pajisur me goma dimërore para se të niseni.
– Ndiqni paralajmërimet dhe rekomandimet e strukturave të emergjencës.
– Mos e nënvlerësoni rrezikun — kushtet e motit mund të ndryshojnë.
Për informacion të përditësuar mbi gjendjen e rrugëve, këshillat e sigurisë dhe ndihmën emergjente, ndiqni komunikatat zyrtare të Autoritetit Rrugor.