Në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut dhe të dëborës kanë pushuar.
Temperatura gjatë natës ka qenë në të ulëta deri në -18°C në Valbonë, -13°C në Kukës-Shishtavec, – 8°C në Theth.
Në Klos-Burrel ka pasur rëshkitje, grupi i punës i ndodhur në terren ka ndërhyrë menjëherë me pastrimin.
Të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore, pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngricash.