Nis rindërtimi i Urës së Drojës e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën

 

Në fjalën e tij ministri Gjiknuri thekson:

 “ Ka nisur fillimi i punimeve për rindërtimi i Urës së Drojës, një urë e shembur përpara disa muajsh për shkak të përmbytjeve.

Në bashkëpunim me kompaninë Titan dhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar ne po bëjmë të mundur riparimin e kësaj ure dhe rikthimin e saj në parametrat që duhen.

Do të kemi një rikonstruksion të plotë të gjithë urës, një investim që kap vlerën e 1 milion euro dhe një investim i cili brenda disa muajsh do të bëjë të mundur që kjo urë të rikthehet siç duhet të jetë, në ndihmë të gjithë komunitetit dhe njëkohësisht edhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë.

 

Ne jemi duke punuar me shumë investitor që projekte të tilla të mund ti zbatojmë edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë.”