Nis puna për rehabilitimin e aksit Fier-Vlorë

Nis puna për rehabilitimin e aksit historik Fier-Vlorë, e cila do të shërbejë si një alternativë më shumë për të gjithë qytetarët, por edhe si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të zonës. Do të jetë një ndërhyrje e thellë që do të përmirësojë dhe lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke rritur edhe parametrat e sigurisë rrugore. Një tjetër investim të cilin synojmë ta përfundojmë para afatit të parashikuar për të qenë gati në fillim të sezonit të ardhshëm turistik.