Në aksin Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e autostradës

Në aksin Tiranë-Durrës po vijon puna në fazën e tretë për zgjerimin e autostradës. Pas hapjes së gjashtë kilometrave të parë, të cilat kanë lehtësuar qarkullimin e automjeteve, po vijohet me segmentin tjetër, nga mbikalimi i Kasharit në drejtim të atij të Limuthit. Punimet po vijojnë me ritme të mira për ta sjellë edhe këtë segment në parametrat e një superstrade, duke trajtuar gjithashtu edhe kërkesat e komunitetit dhe bizneseve, të cilat ndodhen përgjatë kësaj zone.