Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku së bashku me drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato inspektuan punimet në kantierin e Unazës Lindore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato inspektuan punimet në kantierin e Unazës Lindore.
Në kantierin e Unazës Lindore të Tiranës, punimet kanë nisur prej tetorit 2018 dhe vijojnë në ritmet e tyre sipas grafikut të miratuar të punimeve!

ARRSH gjatë tre muajve të fundit ka zhvilluar një proces të plotë pune për finalizimin e listës së pronave që preken nga ndërtimi i Unazës Lindore të Tiranës, dhe sot dërgon listën përfundimtare pranë Komisionit të Posaçëm për Shpronësim në MIE, për miratim të VKM-së së shpronesimeve.

Pjesë e rendësishme e këtij segmenti të projektit të Unazës Lindore, është edhe rehabilitimi i lumit të Lanës dhe kompletimi i saj me të gjitha elementet përgjatë gjithë gjeometrisë së saj, duke i dhënë edhe zonës së Shkozës të njëjtin zhvillim që kanë pasur zonat e tjera nga Shkolla Teknologjike deri tek Zona e Maternitetit të Ri!