Ministrja Belinda Balluku së bashku me drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho inspektuan punimet në Bypass-in e Tepelenës

Ministrja Belinda Balluku së bashku me drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho inspektuan punimet në Bypass-in e Tepelenës, një vepër infrastrukturore me një rëndësi të veçantë, pasi bën lidhjen e dy segmenteve rrugore, segmentin e sapondërtuar Levan-Tepelenë (hyrje) dhe segmentin Tepelenë (dalje)-Gjirokastër-Kakavijë dhe do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por do të rrisë edhe sigurinë rrugore. 
Punimet po vazhdojnë me ritëm të shpejtë dhe realizimi i punimeve ka arritur në masën 70%.
Me shëtitoren buzë lumit, do të kemi edhe një hapësirë më shumë për qytetarët e Tepelenës dhe një stacion turistik për gjithë udhëtarët në këtë aks.