Inspektim Unaza e Madhe eTiranës loti 4

Unaza e Madhe eTiranës po avancon. Në lotin 4, i cili kalon në zonën e Shkozës, punimet po ecin me ritme të mira për ngritjen viaduktit, pjesë e projektit, me gjatësi 420 metra, e cila është edhe vepra më e rëndësishme e këtij loti. Ndërkohë, ka përfunduar ndërtimi i 176 trarëve që do të vendosen dhe po punohet me rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Një punë voluminoze të cilën synojmë ta përfundojmë brenda afatit të parashikuar.