Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli inspekton punimet për rehabilitimin e rrugës Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Në këtë kantier, puna po ecën me ritme të kënaqshme, ku tashmë ka përfunduar ndërtimi i një aksi të ri prej rreth 3.7 km në zonën e Povelës, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 70%. Aktualisht po vijon puna për ndërtimin e veprave të artit, si të vogla ashtu edhe të mëdha, stabilizimin e rrëshqitjeve, si dhe shtrimin e shtresave rrugore përgjatë aksit ekzistues.
