Inspektim punimesh në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit

Ministrja Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi inspektuan punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë.

Punimet rehabilituese për zgjerimin dhe rritjen e sigurisë të këtij segmenti janë drejt fundit. Një ndërhyrje e cila do ta sjellë këtë segment në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës.

Po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati për datën 2 korrik kur do të hapim për qarkullimin e automjeteve aksin Kardhiq-Delvinë.