Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli inspekton punimet në kantierin Tiranë-Durrës.
Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%.
Kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.
Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit.
Në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave.
Po vijojnë punimet:
– për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë.
– për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.
Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore.
