Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspekton punimet në aksin Elbasan–Papër.
Punimet në Lotin 1 po vijojnë me ritme të mira. Segmenti prej 9.9 km, i ndarë në tre faza, nis pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, lidhet me Bypass-in e Elbasanit dhe përfundon pranë kryqëzimit të Cërrikut, afër fshatit Valas.
Progresi fizik i punimeve ka arritur rreth 68%.
Ka përfunduar hapja e trasesë në të tre fazat.
Vijon vendosja e trarëve në urat e segmentit.
Punimet për mbrojtjen lumore janë drejt përfundimit.
Po ndërtohen edhe veprat e vogla të artit.
Ky aks, i cili shtrihet përgjatë luginës së Shkumbinit, do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës.

