Inspektim në segmentin rrugor Librazhd–Prrenjas

Në segmentin rrugor Librazhd–Prrenjas, në zonën e rrëshqitjes në Dragostunjë , Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me drejtues të Policisë së Shtetit si dhe me ekspertë dhe inxhinierë të fushës zhvilloi një inspektim në terren, ku u vlerësua situata dhe u përcaktuan masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.
Njëkohësisht, u përcaktuan dhe masat për zgjidhjen përfundimtare të situatës, me qëllim parandalimin e përsëritjes së fenomenit, dhe rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të qarkullimit në këtë aks rrugor.