Inspektim në segmentin 3 të aksit rrugor Qukës – Qafë Plloçë

Në segmentin 3 të aksit rrugor Qukës – Qafë Plloçë, ku ka rinisur puna dhe janë realizuar afro 57% e punimeve. Trashëguam një projekt të cunguar e me problematika të mëdha dhe pas një kalvari të gjatë kemi mundur ti japim zgjidhje. Tashmë në të gjithë gjatësinë e kantierit po punohet me ritme të mira, për të bërë të mundur që kjo vepër e shumëpritur të përfundojë plotësisht. Segmenti i parë dhe segmenti i dytë do të dorëzohen në dhjetor të vitit 2024, kurse segmenti që vizituam sot dorëzohet në mars të vitit 2025. Do ti qëndrojmë afateve kontraktuale, madje do të mundohemi ta dorëzojmë më shpejt ashtu siç kemi bërë me të gjitha kantieret e tjera 5 vitet e fundit.