Inspektim në rrugën që do të lidhë aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë

Rruga që do të lidhë aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë do të ketë të gjithë parametrat e nevojshëm për të siguruar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë dhe mbi të gjitha të përballojë fluksin e lartë të mjeteve që pritet të ketë menjëherë pasi aeroporti të nisë operimet. Po bëjmë gjithçka për të ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një nga veprat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e turistik të Shqipërisë.