Inspektim në Qafë Thore

Grupet e punës te Autoritetit Rrugor Shqiptar ndodhen ne terren duke ndërhyrë në çdo aks rrugor ku janë evidentuar problematika, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Drejtori i ARRSH-së inspektoi në Qafë Thore masat e marra dhe punën që po bëhet pandërprerje që aksi rrugor të jetë i hapur dhe qarkullimi i mjeteve të vijojë normalisht, pavarësisht reshjeve dhe temperaturave të ulëta.