Inspektim në lotin 5 të Unazës së Madhe të Tiranës

Inspektim në lotin 5 të Unazës së Madhe të Tiranës, një nga kantieret ku po punohet me intensitet për të finalizuar këtë projekt, një nga më të rëndësishmit për kryeqytetin. Me zgjidhjen e problematikave është shtuar edhe ritmi i punimeve me synim që kjo vepër, e cila lehtëson trafikun, duke nxitur zhvillimin ekonomik e urbanizimin në zonat ku kalon, të jetë gati brenda afatit të parashikuar. Vetëm punë të mira na presin përpara!