Inspektim në Korçë-Dardhë për mirëmbajtjen dimërore

Mirëmbajtja dimërore e akseve rrugore ka vëmendjen kryesore, veçanërisht në këto ditë me reshje dëbore dhe shiu.

Janë marrë të gjitha masat për të garantuar vijimin normal të qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset nacionale.

Jemi Në terren për të garantuar vijimin normal të qarkullimit të automjeteve pavarësisht kushteve të motit. 

180 mjete dhe më shumë se 200 punonjës janë angazhuar për të menaxhuar sa më mirë situatën.