Në kantierin e segmentit rrugor “Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut” janë realizuar afro 65% e punimeve. Po avancohet me ritme të shpejta për të bërë të mundur që në ditët e para të muajit maj të hapet për qarkullimin e automjeteve një pjesë e këtij segmenti, duke sjellë një lehtësim për drejtuesit e mjeteve. Ky projekt, i cili përfshin të gjithë elementët urbanë, trotuarë, ndriçim, gjelbërim, do ti ofrojë Shkodrës një hyrje dinjitoze duke i dhënë njëkohësisht të gjithë zonës një pamje të re, krejtësisht të transformuar.
