Inspektim në kantierin e segmentit Maqellarë – Peshkopi

Me Kryeministrin, Edi Rama në kantierin e segmentit, Maqellarë – Peshkopi, ku punimet po ecin me ritme të shpejta, me synimin që ky segment, pjesë e Rrugës së Arbrit, të jetë gati për qarkullimin e automjeteve përpara afatit të parashikuar. Përmes kësaj ndërhyrjeje të plotë, shkurtojmë ndjeshëm distancën Dibër – Tiranë, përmirësojmë sigurinë rrugore, duke lehtësuar njëkohësisht lëvizjen. Dibra do të afrohet akoma edhe më shumë me Tiranën, duke e bërë edhe më lehtë të aksesueshme për vizitorët të cilët po shtohen vit pas viti.