Inspektim në kantierin e aksit rrugor Berat-Ballaban

Inspektim në kantierin e aksit rrugor Berat-Ballaban, ku në lotin 3 punimet kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur pothuajse e gjithë traseja dhe po punohet njëkohësisht për ngritjen e veprave të artit. Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej 58 kilometrash, është një aks i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, pasi përfshinë disa bashki dhe fshatra që shtrihen përgjatë saj. Po investojmë kudo për të lehtësuar aksesin dhe lëvizjen duke nxitur gjithashtu zhvillimin e ekonomisë lokale.