Inspektim në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

Në kantierin e Korridorit VIII në vendin tonë, ku puna po ecën me ritme të mira për segmentin që nis nga Elbasani në drejtim të pikës së re kufitare që do të ndërtojmë me Maqedoninë e Veriut. Një aks që do të transformohet rrënjësisht, duke përmirësuar dhe rritur ndjeshëm parametrat e sigurisë rrugore për të garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë dhe mbi të gjitha të përballojë fluksin e shtuar të lëvizjes në këtë zonë. Një tjetër projekt i shumëpritur të cilin tashmë kemi nisur nga puna për ta bërë realitet.