Inspektim në aksin rrugor Orikum-Dukat

Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat. Kanë mbetur detajet e fundit që ky aks rrugor, i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit turistik, të jetë plotësisht i përfunduar. Një tjetër vepër e cila i shtohet rrjetit tonë rrugor, si pjesë e gjerdanit infrastrukturor të jugut.