Inspektim ne aksin rrugor Korçë-Ersekë

Pjesa më e bukur e punës që unë bëj çdo ditë janë kantieret. Aty ku arrin të shohësh se si materializohet mundi i qindra burrave dhe grave, që ditë pas dite merr formë projekti i hedhur në letër, që në fillimet duket sikur do të jetë i vështirë . Aksi rrugor Korçë-Ersekë, një vepër e shumëpritur, do të jetë gati dhe e hapur për qarkullimin e automjeteve në qershor të këtij viti. Punimet kanë avancuar me ritme shumë të mira dhe thuajse traseja është e hapur në të gjithë gjatësinë e saj. Ndërtimi i kësaj rrugore shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit, duke rritur njëkohësisht sigurinë rrugore dhe pritet ti jap një hov zhvillimit të mëtejshëm të të gjithë zonës. Impakti i saj tashmë ka nisur të ndihet.