Inspektim në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë loti 1

Ka nisur asfaltimi në lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Për pak javë, ky segment do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore. Gjithashtu ka përfunduar plotësisht puna edhe për mbrojtjen lumore, një element i rëndësishëm i projektit. Në tri lotet e tjera të këtë aksi të rëndësishëm, jo vetëm për vendin tonë, po punohet me ritme të shpejt.