Inspektim në aksin Kardhiq-Delvinë

Ministrja Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi inspektuan punimet në Kardhiq-Delvinë. Sipas grafikut të punimeve më datën 2 korrik do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq – Delvinë, së bashku me tunelin e Skërficës, që do të dorëzohet disa muaj përpara afatit për ti dhënë kështu një frymëmarrje jugut të vendit.

Në tunelin e Skërficës punimet janë drejt përfundimit, duke përmbyllur plotësisht këtë vepër të shumëpritur e cila shkurton kohën e udhëtimit, si dhe rrit sigurinë rrugore, drejt bregdetit të Sarandës, duke nxitur kështu zhvillimin e mëtejshëm turistik të gjithë zonës.