Inspektim në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar

Gëlojnë kantieret në mbarë vendin.
E nisëm mbarë 2024. Në aksin e ri rrugor, Thumanë-Kashar ka nisur procesi i asfaltimit. Janë realizuar deri më tani 65% e punimeve dhe po ecim me ritme të shpejta për të bërë të mundur hapjen e këtij aksi në sezonin veror të këtij viti. Thumanë – Kashar, është një prej segmenteve të Korridorit Blu, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në një prej akseve rrugore më të ngarkuara me trafikun. Një aks i kategorisë A që do të garantojë siguri rrugore dhe shpejtësi lëvizje për përdoruesit.