Së bashku me Kryeministrin Edi Rama inspektuam kantierin në Dragostunjë, ku pas rrëshqitjes masive të dheut të shkaktuar nga fenomene natyrore u dëmtua një pjesë e segmentit rrugor.
Më pas zhvilluam edhe një bashkëbisedim të frytshëm me banorë të zonës dhe përfaqësues të grupeve të interesit, duke diskutuar për situatën dhe për zgjidhjet që po zbatohen për të garantuar lëvizjen dhe sigurinë në këtë aks.
Arrsh ndërhyri me shpejtësi në aksin e dëmtuar, duke krijuar në kohë rekord një segment provizor që riktheu lëvizjen. Në ditët në vijim do të nisë edhe asfaltimi i këtij segmenti, ndërsa paralelisht do të punohet për ndërtimin e një rruge alternative me gjatësi 1.3 km.
Ndërkohë, puna në të gjitha fazat e Korridorit VIII vijon pa u ndalur, për ta çuar përpara këtë projekt kaq të rëndësishëm për vendin dhe rajonin.
