Informacion mbi gjendjen e akseve nacionale

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet sidomos në zonën Veriore të vendit, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës në segmentet Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Elbasan-Librazhd. Grupet e punës të mirëmbajtjes me mjete kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal.
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.