Hapet Tuneli Panoramik Lin-Pogradec

Rruga Lin-Pogradec është hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve. Nëse më parë në hyrje të Pogradecit makinat duhet të kalonin në një terren të vështirë për shkak të rrëshqitjeve që ndodhën, tashmë tuneli panoramik ka përfunduar. Tuneli dhe trotuaret janë pajisur me ndriçues për automjetet dhe këmbësorët që udhëtojnë natën.

Pas nje pune intensive kanë përfunduar ditën e sotme punimet për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Lin- Pogradec, 3 muaj perpara afatit të përcaktuar në kontratë.
Me stabilizimin e rreshqitjes, u vu në përdorim edhe tuneli panoramik, tashmë në funksion të përdoruesve të rrugës. Rruga përfshin gjelbërim, trotuare te gjera si dhe korsi biçikletash për ta bërë sa më të aksesueshëm këtë aks si dhe ndriçim në të gjithë gjatësinë e saj. 

Tuneli tashmë është i aksesushëm nga drejtuesit e mjeteve ndërkohë që vijojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës me pemë bliri dhe bimësi dekorative.

Përfundimi i këtij aksi, së bashku me ndriçimin përkatës përpos se lehtëson qarkullimin e turistivë drejt këtij destinacioni të bukur turistik, valorizon edhe më shumë sitin e bukur natyror të liqenit të Ohrit, tashmë pjesë e trashëgimisë botërore.