Hapet tuneli i Skërficës – pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë

Hapet tuneli i Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit rrugor📍Kardhiq-Delvinë. Kanë përfunduar gërmimet në të gjithë gjatësinë e tunelit, ndërsa po punohet për të gjithë elementët e tjerë të cilët garantojnë sigurinë dhe menaxhimin e tij. Aksi Kardhiq-Delvinë do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve para sezonit të ardhshëm turistik duke lehtësuar qarkullimin e shkurtuar distancën drejt bregdetit të Sarandës.