Hapet segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit

Hapet edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, pjesë e rrugës së Arbrit i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit dhe jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale e sigurinë rrugore.
Po punohet edhe për 300m e fundit në Tunelin e Murrizit, ku ecet përditë po ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë kësaj zone.