Hapet provizorisht segmenti rrugor Palasë – Dhërmi

Palasë-Dhërmi, segmenti i ri rrugor që lidh këto dy fshatra turistike tashmë mund të aksesohet nga të gjithë qytetarët me automjetet e tyre. Një rrugë e re të cilën po e hapim provizorisht për të shkurtuar kohën e udhëtimit dhe rritur sigurinë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Një punë e bërë në kohë rekord dhe që do të plotësohet edhe me elementë të tjerë të parashikuara në projekt, për të qenë plotësisht gati sezonin e ardhshëm turistik.