Hapet për qarkullimin e automjeteve segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri

Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës.
Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.
Ndërkohë po punohet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.