Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit

Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit provizorisht, kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.
Tashmë është e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve duke shkurtuar distancën, kohën dhe kostot e udhëtimit. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit, veçanërisht në bypass-in e Murrizit. Ndërkohë puna do të vijojë pa u ndalur deri në përfundimin e plot të të gjithë veprës.