Filluan punimet për rehabilitimin e Segmentit Rrugor Burrel-Klos

Filluan punimet për rehabilitimin e Segmentit Rrugor Burrel-Klos
Minstri Gjiknuri së bashku me ministren Olta Xhaçka dhe drejtorin e ARRSH-së Afrim Qëndro ndoqëm nga afër fillimin e punimeve për rehabilitimin e një prej segmenteve më problematike, segmenti rrugor që lidh Burrelin me Klosin. Ndërhyrja do të kryhet e plotë në 18.6 km në kuadër të programit të qeverisë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Të dhëna mbi punimet që do të kryhen:
– Prishja e shtresave ekzistuese asfaltike;
– Zëvendësimi i shtresave ne çakëll dhe stabilizant;
– Realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës;
– Vendosja e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore (guardrails, vizimi, termoplastik;
– Sinjalistika vertikale-horizontale, ndërtim, riparim, sistemim drenazhi);