Nis ndërtimin rruga e re kombëtare Delvinë-Kardhiq

    

Nga kantieri i hapur sot për ndërtimin e tre loteve 14.5 km të aksit Kardhiq-Delvinë 🛣 👷🏼‍♂🛑
Nis (pas një gjysëmshekulli dëshira prej çerekshekulli premtime) puna për ndërtimin e rrugës së re kombëtare Delvinë-Kardhiq, e cila do të ketë një impakt të madh transformues.
✔ Zhvillon turizmin, ekonominë dhe punësimin
✔Shkurton distancën Tiranë-Sarandë
✔Kthen Sarandën dhe Gjirokastrën në një ofertë të përbashkët turistike
✔Afron Delvinën me Tiranën dhe Gjirokastrën
✔Zgjeron potencialin turistik dhe ekonomik të gjithë zonës.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Rama ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë deri në 3 orë.

Rama tha se kjo rrugë do të bëjë të mundur që të ketë një rritje të punësimit, lëvizjes duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.

Ndër të tjera shtoi:

“Së shpejti fillon segmenti Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara. Do kemi një pamje tjetër të rrugëve të Shqipërisë. Do përfshihet edhe Bypassi i Tepelenës që do të integrohet në këtë rast. Edhe këtu kemi trashëguar të njëjtin problem si në rrugët e tjera, mungesën e studimit gjeologjik. Të gjitha këto do sjellin rritje të ekonomisë, punësimit dhe lëvizshmërisë. Duke iu garantuar se ne do të bëjmë diferencën, do kërkojmë maksimumin e cilësisë nga kompanitë. Do shkurtohet diferenca e rrugës Tiranë-Sarandë, në 3 orë. Buxheti për rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë nga shteti dhe bashkëpunimi me PPP”.