Drejtori i ARRSH-së Evis Berberi dhe Ministrja Belinda Balluku kryejnë inspektim punimesh në Lotin 2 të Unazës së Madhe

Në Unazën e Madhe të Tiranës punohet pa pushim, ditën dhe natën, për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin.

Në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve.