Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit

Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit. Brenda pak ditëve segmenti Plani i Bardhë-Qafa e Buallit do të jetë i hapur për qarkullimin e të gjitha automjeteve duke shkurtuar kështu ndjeshëm kohën e lëvizjes për qytetarët e qarkut Dibër, por mbi të gjitha duke rritur sigurinë rrugore. Aktualisht po punohet me intensitet për asfaltimin e kilometrave të fundit, si dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme. Rruga e Arbrit po kthehet në faktorin kryesor të zhvillimit ekonomik të gjithë qarkut dhe nuk do të ndalemi deri në përfundimin e plotë të saj.